6 Shtator 2024, 13:46
Nga S.B

TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se do të angazhohet në punën e ngritur nga Komisioni i Posaçëm për Mirëqeverisjen dhe Anti-korrupsionin. Kjo është bërë e ditur në një postim në rrjetin social “X” ku theksohet se pret që puna e komisionit të jetë transparente në përputhje me Kushtetutën si dhe përfshirëse. Gjithashtu ambasada thekson se është në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe puna pritet të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë.
Njoftimi i plotë:
“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Komisioni, i cili drejtohet nga Fatmir Xhafa është bojkotuar nga opozita që e sheh si tentativë për kapjen e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë. Objekti i komisionit është skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit. Po ashtu, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese. Komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.
ambasada e shba
Politike
6 Shtator 2024, 13:37
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku tha se...
Politike
6 Shtator 2024, 13:26
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur sërish akuza në drejtim të ish-bashkëshortes s&eum...
Politike
6 Shtator 2024, 13:06
M.B
Foto nga Këshilli
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, njëherësh anëtar i Këshillit të Legjislacionit, ...
Politike
6 Shtator 2024, 12:48
I.A
Dhurata Çupi
TIRANË- Këshilli i Legjislacionit është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar n&eu...
Politike
6 Shtator 2024, 12:30
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Drejtues politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në fjalën e tij gja...
Politike
6 Shtator 2024, 12:14
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu është shprehur se ata duhet të rezistojnë dhe të ngrihen ...
Politike
6 Shtator 2024, 12:10
M.B
Dorian Teliti
TIRANA- Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij në protestën para ...
Politike
6 Shtator 2024, 11:47
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e drejtorit të RTSH, Alfred...
Politike
6 Shtator 2024, 10:12
M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka njoftuar vetë ditën e sotme largimin e drejtorit të Përgjithshë...
Politike
6 Shtator 2024, 10:09
M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha mbajti një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë të Policisë s&eum...