Aktualitet

“Duam drejtësi”, aktivistët protestojnë para Prokurorisë së Përgjithshme dhe ndezin qiri për viktimat e tërmetit, me

14 Dhjetor 2019, 19:30 Nga DOSJA
“Duam drejtësi”, aktivistët protestojnë para

TIRANË– Anëtarë të Shoqrisë Civile kanë zhvilluar një protestë pasditen e sotme, teksa shprehen se duan drejtësi për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Të rreshtuar para Prokurorisë së Përgjithshmë, Shoqëria Civile pa kërkuar që të vendoset drejtësi për të prekurit nga tërmeti, teksa mbajnë dhe pankarta në duar.

Pano Sako u shpreh se aktivistët kërkojnë që përgjegjësit e ndërtimeve dhe abuzimeve në to duhet të dalin përpara drejtësisë, duke dhënë edhe një mesazh për kryeprokurorin e Ri, Olsian Çelën.

Prokurori i ri duhet t’i dalë në themel problemit dhe të mos e shikojë problemin tek tullat. Problem është tek guri i themelit dhe ky gur i kësaj katrahure është tek politika.

Përgjegjësit kanë emra. Janë njerëz që kanë mbajtur pushtet politik dhe kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund këtu në Shqipëri. Nëse nuk merr fund, atëherë ne nuk kemi mësuar asgjë. Përgjegjësit duhet të kapen nga koka, duhet të shkojnë tek kryetari i Bashkisë së Durrësit, tek përgjegjësi i Bashkisë së Kavajës, etj.

Nuk vret tërmeti, por vret njeriu kur neglizhon punën e vet, kur është makut dhe kërkon sa më shumë përfitime. Nxisim kryeprokurorin që punën që nisi sot të mos e lërë këtu, por ta nxjerrë në krye. Sepse kjo do të jetë edhe një shpresë për ne që kjo politikë ku asnjë nuk dënohet të marrë fund. Ishte një organizim i vogël, kërkonim që të ishim sa më direkt. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, organizime të tjera do të vijnë,”- u shpreh ai ndër të tjera, për Faxnews.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ditën e sotme janë bërë arrestimet e para të personave të cilët akuzohen se kanë abuzuar me ndërtimet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela shoqeria civile proteston olsian cela shoqeria civile proteston

Sondazh

Poll