Aktualitet

“Si në kohën e xhaxhit”, reklama e kompanisë Hako hap polemika në rrjet: Nostalgji e pështirë, gjeni elemente mbresël

14 Dhjetor 2019, 17:25 Nga DOSJA
“Si në kohën e xhaxhit”, reklama e kompanisë Hako hap

TIRANË– Termi ‘si në kohën e xhaxhit’ e përdorur nga kompania Hako, e cila njihet për prodhimin e produkteve të mishit ka hapur debate në rrjetet sociale. P

rofesori Elvin Meka e cilëson temrin ‘si në kohën e xhaxhit’ që është përdorur për marketing nga kjo kompani, si një gjest të pështirë dhe idioteske.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe një nga fotot e qofteve me këtë mbishkrim, Meka shkruan se mirë do të ishte që për marketing dhe nostalgji të përdoreshin gjëra të asaj kohe që vërtet ishin mbrësëlënëse.

Këtu ai rendit disiplinën në shkolla, respektin për më të mëdhenjtë, të mësuarit me logjikë e deri tek veshja dinjitoze dhe etike.

Nëse duan të perdorin për marketing nostalgjinë për kohën e Xhaxhit, do ishte mire të gjenin ato elemente të jetës së asaj kohe, që duam ose nuk duam ishin vertet mbresëlenese:

– displina në shkollë,

– të mësuart me logjike dhe të bazuar në shkenca ekzakte,

– prodhimi i librave shkollore për dije dhe jo per ti shit me tendera dhe më permbajtje idioto- qeshakare,

– respekti për më të medhenjtë dhe edukata qytetare,

– lirimi i vendit ne autobus për më të moshuarit,

– paraqitja më veshje dinjitoze dhe etike ne shkolla dhe qendra pune, dhe jo me bluza e pantallona të shqyera, kanatjere plazhi dhe shapka më push e veshje transparente dhe rrugacerore semaforiste!!! Merrini cdo kohe të mirat dhe Na kurseni gjerat e pështira ose idioteske dhe të paqena,”- përfundon profesori Elvin Meka.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elvin meka kompania hako si ne kohen e xhaxhit elvin meka kompania hako si ne kohen e xhaxhit

Sondazh

Poll