Aktualitet

Me çorape në kokë, ekstradohet 39-vjeçari nga Gjermania, si tentoi të grabiste me dhunë 50 mijë euro, u ndihmua nga dy sh

14 Dhjetor 2019, 15:13 Nga DOSJA
Me çorape në kokë, ekstradohet 39-vjeçari nga Gjermania,

TIRANË– 39-vjeçari i identifikuar si Ylli Sela është ekstraduar sot nga Gjermania, pasi akuzohet të jetë autor i një grabitjeje me dhunë.

Sipas njoftimit zyrtar, Sela, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë, rezulton i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

Si ndodhi grabitja, Ylli Sela me çorape në kokë

Në muajin dhjetor të vitit 2011, Ylli Sela, i ekstraduari i sotëm bashkë me dy miqtë e tij të identifikuar si Elis Kamberaj dhe Erind Sulçaj i zunë pritë, në aksin rrugor Lushnje -Fier, në vendin e quajtur “Rreth- rrotullimi i Savrës”, automjetit tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L..

Të maskuar me çorape në kokë, tre të rinjtë rrahën dhe dhunuan dy personat që ndodheshin në automjet, sapo u futën në parkingun e një pike të furnizimit me karburant, në mënyrë që të grabisnin shumë prej 50 mijë eurosh që ata kishin me vete.

Dy personat që ndodhedhin në automjet përfunduan të lënduar, ndërsa tre grabitësit u larguan në momentin që mbërriti policia. Kamberaj dhe Sulçaj u arrestuan pak kohë pas ngjarjes, ndërsa Sela u shpall në kërkim dhe u dënua në mungesë. 

Ai ishte arratisur drejt Gjermanisë për t’u fshehur dhe vetëm sot u bë i mundur ekstradimi i tij.

Njoftimi nga Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar për “Vjedhje me dhunë”

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të gjermanisë, u bë e mundur që shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej nga Policia gjermane me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet ylli sela elis kamberaj erind sulcaj grabitja ne lushnje ekstradohet ylli sela elis kamberaj erind sulcaj grabitja ne lushnje

Sondazh

Poll