“Me Ramën nga Durrësi në Stamboll”/PD Durrës: Në krye të masakrës urbane qëndron Dako, ja pse se hetoi prokuroria
14 Dhjetor 2019, 14:57Nga DOSJA
DURRËS– Partia Demokratike dega Durrës ka reaguar pas urdhër-ndalimevenga Prokuroria e Durrësit. Përmes një deklarate për mediet, kryetari Ferdinant Xhaferaj bën fajtor për masakrën urbane në qytetin bregdetar ish-kryebashkiakun socialist, Vangjush Dako.
PD e Durrësit shprehet se: “Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti”.
Deklarata e plotë nga Ferdinant Xhaferaj:
Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.
Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.
Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.
Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës.
Ditën e sotme, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste për përgjegjësit e sigurisë së ndërtesave që u shembën nëtërmetin e 26 nëntorit.Të arrestuar janë drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishencës në Durrës, ku humbi jetën komisari Bajram Hajdarmataj,Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, por edhe Arben Isaku, ish-kreu i ALUIZN-it. 9 persona janë arrestuar në total, ndërkohë që vijon puna për kapjen e 8 të tjerëve. Arrestimet vijnë një javë pas vizitës së kryeprokurorittë ri, Olsian Cela, i cili tha nga Durrësi se në hetime nuk do të kursehet askush.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LIBRAZHD– Ngjarja e rëndë në Xhyrë të Librazhdit, ku një çift të sapo martuarish dyshohet se janë vetëhelmuar me fostoksinë, ka ngritur mjaft hipoteza dh...
DURRËS– Prokuroria e Durrësit jep detaje, lidhur me hetimet dhe arrestimet e ekzekutuara në Durrës të personave përgjegjës për shembjen e disa objekteve ng...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka p...
Por zoti Myrtaj thotë se, problemi më i madh është aplikimi i Eurokodeve si standard ligjor. Deri tani Eurokodi aplikohet sipas vullnetit të kompanive dhe inxhi...
Tepelenë- Fax News siguron videon nga momenti i ekzekutimit të Artur Breshës, 47 vjeç rreth një javë më parë në një pikë inertesh në By pass-in e Tepelen...
Tiranë– Nga tërmeti i 26 nëntorit, dhjetra familje në Kombinat u detyruan të brakstin banesat e tyre për shkak se ekspertët i shpallën të pabanueshme. Por banor...
POLONI- Gazetari i njohur polak, Stefan Tompson ka vizituar Shqipërinë pas tërmetit tragjik, e ku ka bërë një reportazh kushtuar pikërisht kësaj situatë të vësh...
Dibër-Në Dibër mbetjet spitalore hidhen në rrugë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme e gjithë rruga nacionale nga qyteti i Peshkopisë e deri në Maqell...
DURRES- Prokuroria e Durrësit e ka zgjeruar listën e të pandehurve të përfshirë në hetimet për tërmetin e 26 nëntorit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes ...
Tiranë– “The News York Time” ka bërë një shkrim së fundmi për pakten Anti-Shpifje, e cila pritet të kalohet në Kuvend, më 19 dhjetor. Në shkrim theksohet se OSB...