Aktualitet

VIDEO/ I vodhi telefonat pacientëve në spitalin e Vlorës gjatë natës, arrestohet 38-vjeçari

Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë.

4 Shtator 2024, 14:19 Nga S.B

VIDEO/ I vodhi telefonat pacientëve në spitalin e Vlorës

VLORË- Një 38-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë. Mësohet se A.M 38 vjeç, ka vjedhur 4 telefona nga dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, gjatë natës së 31 gushtit.

Siç shihet edhe nga video e mëposhtme, 38-vjeçari hyn qetësisht në disa dhoma pacientësh dhe del prej tyre me telefonat e vjedhur në duar. Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, gjatë natës, identifikohet dhe arrestohet 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, ishin vjedhur disa celularë, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 24”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari, më datë 31.08.2024, gjatë natës, ka vjedhur 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vlore spital vjedhje

Sondazh

Poll