Politike

"Aq dinë"/ Sinaj: Punonjësit në supermarkete me 7-8 klasë kanë, nuk janë juristë

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Sinaj ka treguar një episod që i ka ndodhur me një punonjëse që kishte prerë 11 fatura me Bibliotekën Kombëtare.

4 Shtator 2024, 12:21 Nga I.A
"Aq dinë"/ Sinaj: Punonjësit në supermarkete me 7-8
Vullnet Sinaj

TIRANË- Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka deklaruar në mbrojtjen e tij, se punonjësit e supermarketeve nuk e dinë se kush janë institucionet shtetërore. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Sinaj ka treguar një episod që i ka ndodhur me një punonjëse që kishte prerë 11 fatura me Bibliotekën Kombëtare. Po ashtu ai theksoi se punonjësit që ka nga 7-8 klasë shkollë kanë, nuk janë juristë.  

"Do ju them një gjë për të qeshur, një punonjëse kishte prerë 11 fatura me Bibliotekën, dhe kur e pyeta se pse e ka bërë këtë, më tha që nuk e dinte që ishte institucion shtetëror. Unë nuk i kam administratorët e kompanisë dhe punonjësit me universitet, me 7-8 klasë shkollë i kam. Jo të gjithë punonjësit mund të jenë juristë si Bardhi," tha Sinaj.

vullnet sinaj

Sondazh

Poll