Politike

Sinaj i kthehet Bardhit: Mandatin tjetër do përplasemi bashkë, t'i ke shantazhuar deputetët e tu

Duke folur në Këshillin e Mandateve, Sinaj theksoi se Bardhi e ka depozituar kërkesën në Kuvend për mandatin e tij, 2 ditë më vonë, pasi nuk kishte firmate deputetëve.  

4 Shtator 2024, 11:57 Nga I.A
Sinaj i kthehet Bardhit: Mandatin tjetër do përplasemi bashkë,
Vullnet Sinaj

TIRANË- Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi se ka shantazhuar deputetët e Opozitës. Duke folur në Këshillin e Mandateve, Sinaj theksoi se Bardhi e ka depozituar kërkesën në Kuvend për mandatin e tij, 2 ditë më vonë, pasi nuk kishte firmate deputetëve.  

"Ne të dy e dimë shumë mirë, ty as të tutë nuk të besojnë. Nuk të kanë dhënë firmën. I ke shantazhuar, dole në televizor në datën 6 dhe kërkesën e depozitove në datën 8, sepse nuk kishte firmat. Por me shumë gjasa ne do të përplasemi edhe mandatin tjetër bashkë," tha Sinaj.

vullnet sinaj gazment bardhi

Sondazh

Poll