Aktualitet

Dhunoi kunatin dhe nënën e tij, arrestohet 34-vjeçari në kryeqytet

Bëhet me dije se tre të tjerë janë arrestuar për vjedhje, mosshlyerja e detyrimeve dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

4 Shtator 2024, 10:29 Nga S.B
Dhunoi kunatin dhe nënën e tij, arrestohet 34-vjeçari në
foto ilustruese

TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se R.L 34 vjeç dhunoi fizikisht kunatin dhe nënën e tij.

Ndërkohë një tjetër rast dhune është regjistruar ku 29-vjeçari E.D ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij. Bëhet me dije se tre të tjerë janë arrestuar për vjedhje, mosshlyerja e detyrimeve dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- R. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit dhe nënës së tij;

- A. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një monopatinë në rrugën "Xhanfize Keko".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Gjithashtu po nga këta specialistë u ndalua shtetasi E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë një automjet me qira dhe nuk ka shlyer detyrimet e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin Y. H., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

tirane dhune arrestime

Sondazh

Poll