Aktualitet

U ndalua për mosvendosjen e rripit, testi zbulon se ishte nën efektin e drogës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë 

Bëhet me dije se gjatë kësaj kohe 28-vjeçari shfaqi edhe sjellje të dyshimtë.

4 Shtator 2024, 10:03 Nga M.B
U ndalua për mosvendosjen e rripit, testi zbulon se ishte nën efektin
Foto ilustruese

TIRANA- Një 28-vjeçar me inicialet D. D., është ndaluar nga policia pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurisë. Bëhet me dije se gjatë kësaj kohe 28-vjeçari shfaqi edhe sjellje të dyshimtë. Në këto kushte mësohet se i riu u arrestua për veprën “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Pjesë nga njoftimi:

“Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit, si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtestuesin rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “THC”. Efektivët bënë menjëherë kapjen dhe arrestimin në flagrancë e drejtuesit të automjetit, për veprën “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

tirana

Sondazh

Poll