Politike

Drejtuesit politikë trazojnë ujërat në PD/ Bardhi i zë vendin në Fier, Baçi thumbon Nokën: Respektoj Berishën, jo ata që flasin në emër të tij

Me zgjedhjet e pranverës në prag ethet elektorale po ndihen edhe në selinë blu, në korridoret e së cilës po përfliten emrat e drejtuesve politik të cilët do të udhëheqin listat për deputet.

3 Shtator 2024, 20:17 Nga I.A

Drejtuesit politikë trazojnë ujërat në PD/ Bardhi i zë

TIRANË- Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, pritet që Partia Demokratike të ketë ndryshime përsa i përket drejtuesve politikë në qarqe. Me zgjedhjet e pranverës në prag ethet elektorale po ndihen edhe në selinë blu, në korridoret e së cilës po përfliten emrat e drejtuesve politik të cilët do të udhëheqin listat për deputet. Top Channel shkruan se Qarku i Tiranës është ende i hapur, por ujërat pritet ti trazojë Fieri, ku po mendohet të caktohet Gazment Bardhi duke spostuar Luan Baçi.

Unë vijoj të jam drejtues politik prej tre vitesh tashmë dhe mendoj se e kam drejtuar vërtet mirë qarkun e Fierit. Do respektoj vetëm vendimin e kryetarit te partisë ndërsa vendimet e këtyre që flasin në emër të kryetarit të partisë më vjen keq, nuk mundem”, tha Baçi në një intervistë për Top Channel.

Por, nëse për qarkun Fier priten surpriza, për Shkodrën dhe Elbasanin nuk ka të tilla, Luaciano Boçi prej muajsh ka nisur punën në kryeqendrën  e veriut, ndërsa Ervin Salianji zhvendoset nga Kavaja në Elbasan. Xhelal Mziu nuk i ndahet Dibrës dhe as Tritan Shehi Gjirokastrës. Oerd Bylykbashi nuk lëviz nga Durrësi ndërsa Agron Gjekmarkaj i besohet sërish Lezha.

Lista e drejtesve politikë të PD-s në qarqe:

Shkodër- Luçiano Boçi
Lezhë – Agron Gjekmarkaj
Dibër – Xhelal Mziu
Kukës – Flamur Hoxha
Durrës – Oerd Bylykbashi
Elbasan –  Ervin Salianji
Fier – Gazment Bardhi
Korçë – Ivi Kaso
Berat – Eno Bozdo
Vlorë – Bujar Leskaj
Gjirokastër – Tritan Shehu
Qarku Tiranë ende i hapur

 

pd

Sondazh

Poll