Politike

AXHENDA/ PS mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare

PS përmes një njoftimi bën të ditur se mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 në sallën e Hotel FAFA Durrës.

3 Shtator 2024, 15:26 Nga I.A
AXHENDA/ PS mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare
Rama
 

DURRËS- Është zbardhur agjenda e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që pritet të mbahet të dielën e 8 shtatorit. PS përmes një njoftimi bën të ditur se mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 në sallën e Hotel FAFA Durrës.

Në fillim do të bëhet hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës, më pas do të mbajë fjalën e tij kryeministri Edi Rama. Më pas do të bëhet zgjedhja e organeve drejtuese të PS dhe e Sekretariatit të Përgjithshëm.

Njoftimi i PS:

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftoj se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite:

Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
4.Të ndryshme.

edi rama

Sondazh

Poll