Politike

"Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit, i rëndësishëm për të gjithë Evropën!" Ministrja e Jashtme e Finlandës vizitë në Ballkan, takime në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

Informacioni është dhënë nga qeveria e Finlandës teksa thuhet se synimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me vendet e Ballkanin Perëndimor.

3 Shtator 2024, 14:46 Nga M.B
"Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit, i rëndësishëm
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen

TIRANA- Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi në datat 4-5 shtator. Informacioni është dhënë nga qeveria e Finlandës teksa thuhet se synimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me vendet e Ballkanin Perëndimor.

Bëhet me dije se Valtonen gjatë vizitës së saj do të takohet me homologët e saj, ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës. Po ashtu, sipas qeverisë së Finlandës, pritet të takohet edhe me krerët e qeverive në secilin prej vendeve.

Njoftimi thotë se në fokus të bisedave do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimi i BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor apo lufta në Ukrainë. Nga ana tjetër, Valtonen thotë se Finlanda mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe se përmes kësaj vizite do forcohet bashkëpunimi.

“Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për të gjithë Evropën, përfshirë Finlandën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt. BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Finlanda po thellon angazhimin e saj me rajonin”, thotë ministrja.

ministrja e jashtme e finlandës elina valtonen

Sondazh

Poll