Aktualitet

Autori i maskuar dhe me kallashnikov në dorë, dalin pamjet para se “killeri” të kryente vrasjen e Artur Breshës

14 Dhjetor 2019, 12:41 Nga DOSJA
Autori i maskuar dhe me kallashnikov në dorë, dalin pamjet para se

Tepelenë- Fax News siguron videon nga momenti i ekzekutimit të Artur Breshës, 47 vjeç rreth një javë më parë në një pikë inertesh në By pass-in e Tepelenës ku ky i fundit po punonte si roje.

Në këtë video ekskluzive shihet autori i maskuar me kallashnikov në dorë i cili lëviz qetësisht dhe mjaft gjakftohtë i afrohet kamionçinës dhe më pas në kërkim të viktimës së tij.

Mësohet se pasi vrasësi ka ekzekutuar Artur Breshën ka marrë mjetin e viktimës dhe është nisur drejt banesës të të vëllit, Artan Bresha duke e qëlluar me disa plumba, pranë banesës së tij, por pa i marrë dot jetën.

Ende nuk është e qartë se sa persona morën pjesë në këtë ekzekutim dhe motivet, por nga video ekskluzive e Fax News shihet vetëm një person i armatosur dhe i maskuar.

Marrë nga Fax News

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan bresha artur bresha atentati ne tepelene artan bresha artur bresha atentati ne tepelene

Sondazh

Poll