Aktualitet

Prokuroria zgjeron listën e zyrtarëve në hetime, në kërkim edhe ish-kreu i INUV, Artur Cela

14 Dhjetor 2019, 11:09 Nga DOSJA
Prokuroria zgjeron listën e zyrtarëve në hetime, në

DURRES- Prokuroria e Durrësit e ka zgjeruar listën e të pandehurve të përfshirë në hetimet për tërmetin e 26 nëntorit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të shpallurve në kërkim është edhe ish-kreu i INUV në Durrës, Artur Cela.

Ditën e sotme, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste për përgjegjësit e sigurisë së ndërtesave që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit.

Të arrestuar janë drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishencës në Durrës, ku humbi jetën komisari Bajram Hajdarmataj, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, por edhe Arben Isaku, ish-kreu i ALUIZN-it.

9 persona janë arrestuar në total, ndërkohë që vijon puna për kapjen e 8 të tjerëve. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur çela hetimet per termetin artur çela hetimet per termetin

Sondazh

Poll