Aktualitet

Skandal në Dibër/ Mbetjet spitalore hidhen përgjatë rrugës nacionale, banorët në alarm (VD)

14 Dhjetor 2019, 12:03 Nga DOSJA
Skandal në Dibër/ Mbetjet spitalore hidhen përgjatë

Dibër-Në Dibër mbetjet spitalore hidhen në rrugë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme e gjithë rruga nacionale nga qyteti i Peshkopisë e deri në Maqellarë është e pushtuar nga mbetje të ndryshme, të cilat janë burim infeksionesh dhe sëmundjesh.

Ndonëse ka një procedurë dhe fond të veçantë për asgjësimin e mbetjeve spitalore, në Dibër ato hidhen në ambjent të hapur duke u bërë një rrezik i madh për banorët.

Këta të fundit thonë se mbeturinat nuk pastrohen në zonat urbane, ndërsa rruga nacionale është totalisht e braktisur në këtë drejtim. Ata ngrejnë alarmin për mbetjet spitalore të cilat rrezikojnë fëmijët nëse i prekin ato me dorë ato.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dibranët në alarm për mbeturinat mbetjet spitalore në dibër hidhen në rrugë dibranët në alarm për mbeturinat mbetjet spitalore në dibër hidhen në rrugë

Sondazh

Poll