Sport

Sylvinho: ”Liga e Kombeve nuk është për eksperimente, por për t’u përmirësuar!”

Kuqezinjtë do të luajnë dy duele ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombeve.

2 Shtator 2024, 11:22 Nga DOSJA
Sylvinho: ”Liga e Kombeve nuk është për eksperimente, por

TIRANE - Pas aventurës në Euro 2024 në Gjermani, tashmë shtatori do të rikthejë sërish emocione kuqezi. Kombëtarja shqiptare nga dita e sotme nis punën e plotë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të luajnë dy duele ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombeve. Këto janë përballjet e para për “djemtë” e Sylvinhos, të cilët ndodhen në Ligën B dhe grupin B1, ku ndaj ukrainasve luajnë më 7 shtator në transfertë dhe ndaj gjeorgjianëve më 10 shtator. Ndërkohë trajneri Sylvinho ka dalë në konferencën e parë për shtyp në prag të grumbullimit.

Liga e Kombeve, test apo do të jetë sfidë e vrtetë?: “Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm që na jep një dorë edhe për të ardhmen për Botërorin. Por le të flasim për Ligën e Kombeve, do të kemi Ukrainën dhe Gjeorgjinë, janë dy skuadra që luajnë shumë mirë futboll. Ne jemi një skuadër që po rritemi, nuk kemi luksin që të bëjmë eksperimente. Spahiu dhe Zeka janë vetëm dy emrat e rinj, të tjerët kanë qenë, ne duhet të ecim përpara dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi. Ne do të futem në fushë si gjithmonë, për të përfaqësuar një komb me shpirt dhe zemër. Kushdo që nuk e mendon kështu do të iki. Eksperimente nuk bëjmë por test për të përmirësuar skuadrën po,” – tha trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll