Sport

Salah njofton 'vitin e tij të fundit' te Liverpool

Impresionues ndaj Manchester United (3-0), sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah është shprehur se ai nuk do ta zgjasë kontratën e tij me Reds.

2 Shtator 2024, 10:30 Nga DOSJA

Salah njofton 'vitin e tij të fundit' te Liverpool

ANGLI - “Askush nuk ka folur me mua për një kontratë ende”,- tha sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, kontrata e të cilit me Reds është deri në fund të sezonit aktual. Egjiptiani ka bërë histori te Liverpooli me shtatë titujt e tij të mëdhenj të fituar dhe 214 golat e shënuar që nga viti 2017.

Ish-anësori i AS Roma e nisi sezonin me sukses, me tre gola dhe tre asistime në tre ndeshje të Premier League. Por e ardhmja e tij në brigjet e Mersey nuk pritet të vazhdojë përtej verës së vitit 2025.

 Këtë verë Salah njoftoi se ai kishte “kaluar shumë kohë me veten, duke u përpjekur të mendojë pozitivisht sepse, siç e dini, është viti im i fundit në klub. Unë thjesht dua ta shijoj atë”,- tha ai në Sky Sports pas fitores 3-0 ndaj Manchester United këtë të dielë, ku shënoi golin e tretë të Reds.

32-vjeçari egjiptian nënshkroi një zgjatje trevjeçare në vitin 2022, gjë që, sipas mediave të specializuara, e bëri atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit anglez (më shumë se 21 milionë në vit).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll