Sport

Sylvinho: “Broja është dëmtuar, vjen Uzuni, ja çfarë ndodh me Muçin dhe Berishën!”

Këto janë përballjet e para për “djemtë” e Sylvinhos, të cilët ndodhen në Ligën B dhe grupin B1, ku ndaj ukrainasve luajnë më 7 shtator në transfertë dhe ndaj gjeorgjianëve më 10 shtator.

2 Shtator 2024, 11:09 Nga DOSJA

Sylvinho: “Broja është dëmtuar, vjen Uzuni, ja

TIRANE - Pas aventurës në Euro 2024 në Gjermani, tashmë shtatori do të rikthejë sërish emocione kuqezi. Kombëtarja shqiptare nga dita e sotme nis punën e plotë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të luajnë dy duele ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Këto janë përballjet e para për “djemtë” e Sylvinhos, të cilët ndodhen në Ligën B dhe grupin B1, ku ndaj ukrainasve luajnë më 7 shtator në transfertë dhe ndaj gjeorgjianëve më 10 shtator. Ndërkohë trajneri Sylvinho ka dalë në konferencën e parë për shtyp në prag të grumbullimit.

“Armando Broja nuk do të jetë në dispozicion me ne. Kemi mbetur në kontakt me stafin mjeksor të ekipit të tij dhe na kanë njoftuar se ka një problem me tendein e akilit dhe do t’i duhen rreth 10 ditë rikuperim, kështu vendosëm ta zëvendësojmë me Uzunin,” – tha Sylvinho.

Muçi: “Ne nuk kemi një lojtarë që luan me të majtën, lista jonë ësht shumë e madhe. Këtë herë zgjodhëm Zekën pasi me këmbën e majtë është vetëm Asani dhe Muçolli që është I dëmtuar për momentin. Kështu që Muçi nuk ishte për këtë arsye në këtë grumbullim, por ai është lojtarë shumë I rëndësishëm për kombëtaren dhe do të jetë në vazhdim."

Berisha: “Nuk mund të them që koha e Berishës ka mbarua, kombëtarja është gjithmonë e hapur. Për momenitin nuk e kemi grumbulluar pasi jemi në pikë delikate, bëhet fjalë për një lojtarë që nuk ka një ekip dhe kur vjen nga pushimet edhe gjërat bëhen më të vështira për të“.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll