Sport

Pas Chelsea, Brojën “e lë“ edhe e dashura angleze me të cilën kaloi pushimet në Tiranë!

Influencerja është parë me miqtë duke shijuar pushimet në Dubai. Nga ana tjetër Broja nuk ka pasur një verë të qetë mes diskutimeve për kontratat e reja, ku mbrëmjen e së shtunës zyrtarisht u bë lojtar i Everton.

2 Shtator 2024, 10:45 Nga DOSJA
Pas Chelsea, Brojën “e lë“ edhe e dashura angleze me

ANGLI - Futbollisti Armando Broja duket se i ka dhënë fund lidhjes 1-vjeçare me influenceren e njohur Jade Alisa Wilils, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Pas një viti bashkëjetesë duket se gjërat mes çiftit nuk kanë shkuar mirë dhe dyshja ka vendosur që t’i japë fund marrëdhënies së tyre.

Lajmet për ndarjen e dyshes vijnë pasi Broja dhe Jade nuk ndiqen më në rrjetet e tyre sociale dhe po ashtu dyshja i kanë shijuar të ndarë pushimet në vazhdim pasi për disa ditë ishin edhe në Tiranë bashkë.

Influencerja është parë me miqtë duke shijuar pushimet në Dubai. Nga ana tjetër Broja nuk ka pasur një verë të qetë mes diskutimeve për kontratat e reja, ku mbrëmjen e së shtunës zyrtarisht u bë lojtar i Everton.

Chelseat arrin kështu akordin me Everton, që është një klub me mjaft histori në Premier League. Për Brojën u tha se ka dhe probleme me tendinën e Akilit, megjithatë shkalla e dëmtimit akoma nuk është bërë e ditur zyrtarisht. Mbetet për t'u parë zyrtarisht cilat janë kushtet e kontratës. Kujtojmë se Chelsea kërkon 30 milionë euro nga Ipswich, pas përfundimit të sezonit nëse ato qëndronin në Premier League.

Sulmuesi shqiptar ka marrë po ashtu ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit. Trajneri Sylvinho tregoi kështu besimin që ka te Broja për sulmin e së ardhmes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll