Sport

Terrorizohet David Neres në Napoli, grabitet me armë mbi kokë brenda në makinë...

Minuta terrori për brazilianin dhe gruan e tij: kriminelët thyejnë xhamin e makinës, i drejtojnë armën dhe i vjedhin një orë të kushtueshme

2 Shtator 2024, 09:00 Nga DOSJA

Terrorizohet David Neres në Napoli, grabitet me armë mbi kokë

ITALI - Pas gëzimit për fitoren ndaj Parmës, vjen dhe frika e madhe. Mbrëmje terrorizuese për David Neres, i cili teksa po kthehej në hotel, pas suksesit 2-1 ndaj verdhebluve (hyri në lojë në pjesën e dytë).

Ai u sulmua nga dy persona, të cilët thyen xhamin e makinës me të cilën ai udhëtonte me gruan e tij, i drejtuan armën në fytyrë dhe i rrëmbyen orën me vlerë 100 mijë euro.

Më pas Neres e denoncoi ngjarjen në polici dhe u kthye në hotel, ku e prisnin fansat, pa e ditur se çfarë i kishte ndodhur. Gruaja e tij madje kërkoi falje në rrjetet sociale:

“David do të donte t'u kërkonte falje tifozëve që e prisnin, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motoçikletë thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me një episod me armë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll