Sport

Bayern fiton ndaj Freiburgut: Kane shënon nga pika e bardhë, Müller bën historinë

Bavarezët triumfuan me rezultatin 2-0, falë Harry Kane (penallti) dhe Thomas Müller, që vendosi rekordin për ndeshjet në historinë e klubit.

2 Shtator 2024, 08:00 Nga DOSJA

Bayern fiton ndaj Freiburgut: Kane shënon nga pika e bardhë,

GJERMANI – Bayern Munich pati një ditë feste në Allianz Arena përballë Freiburgut, në një ndeshje që do të mbetet në historinë e klubit.

Kane zhbllokoi ndeshjen me një penallti në minutën e 38-të, ndërkohë që Thomas Müller shënon 2-0 në pjesën e dytë në minutën e 78-të.

Mbi të gjitha, gjermani zë qendrën e skenës, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e skuadrës bavareze: 710, duke kaluar edhe ish-gardianin Sepp Maier.

Skuadra e Kompany-t rikthehet kështu në krye të renditjes së Bundesligës, bashkë me Leipzig dhe Heidenheim (4-0 ndaj Augsburgut).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll