Politike

"Miqtë ndërkombëtarë presin përmbysjen e Ramës", Berisha: T’i përvishemi këtij armiku të egër që përdhos komb e identitet

Ai ftoi demokratët dhe qytetarët në betejën e nisur kundër Ramës.

1 Shtator 2024, 21:11 Nga M.B
"Miqtë ndërkombëtarë presin përmbysjen e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ndërkombëtarët presin përmbysjen e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se miqtë ndërkombëtarë presin që demokratët ta shndërrojmë shtatorin në muajin e betejës europiane, në muajin e betejës për liri, në muajin e betejës për votën e lirë, në muajin e betejës për shtetin ligjor, në muajn e betejës për të drejtat tona, muajin e betejës për votën e lirë, në muajin e betejës për fitore, qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme. Ai ftoi demokratët dhe qytetarët në betejën e nisur kundër Ramës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, Europa, miqtë tanë të vërtetë të SHBA-ve dhe kudo që janë presin nga ne përmbysjen e tij. Presin nga ne të shndërrojmë shtatorin në muajin e betejës europiane, në muajin e betejës për liri, në muajin e betejës për votën e lirë, në muajin e betejës për shtetin ligjor, në muajn e betejës për të drejtat tona, muajin e betejës për votën e lirë, në muajin e betejës për fitore, qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme.

Ndaj edhe, le t’i rikujtojmë ne çdo ditë, çdo natë thirrjet e himnit tonë kombëtar: nga lufta veçse ai largohet, t’i përvishemi këtij armiku të egër të qenies shqiptare, këtij bastardi që rikthen në Shqipëri një e nga një standartet e etërve të tij mizorë, që përdhos komb e identitet, simbol edhe çdo gjë.

sali berisha

Sondazh

Poll