Politike

Berisha: Propaganda e narko-regjimit të Ramës, arma më çnjerëzore kundër lirive, dinjitetit dhe shpresës së shqiptarëve

Berisha theksoi se roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.  

31 Gusht 2024, 21:06 Nga r.ll
Berisha: Propaganda e narko-regjimit të Ramës, arma më
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij.

Ai tha se nul ka sot popull në Europë që sipas tij mund të ketë një propagandë kaq mashtruese mediatike sa Shqipëria. Më tej shtoi se kj propagandë është shndërruar në armën më çnjerëzore kundër qytetarëve shqiptarë, kundër lirive tyre, dinjitetit tyre, shpresës tyre, ekonomisë tyre, të ardhmes së tyre.

Berisha theksoi se roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.  

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohje më të pakufijshme ndaj jush guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Mirënjohje të pakufijshme oratorëve të parlamentit të lirisë që shpërndajnë çdo natë në të katërta anët e vendit të vërteta që nxjerr propaganda e mashtrimit qeveritar. Që nxjerrin çdo natë në pah fytyrën e vërtetë të narko-regjimit dhe kreut të tij, Edi Rama.

Të dashur miq, nuk ka sot popull në Europë që të ketë një propagandë kaq mashtruese mediatike sa Shqipëria. Kjo propagandë është shndërruar në armën më çnjerëzore kundër qytetarëve shqiptarë, kundër lirive tyre, dinjitetit tyre, shpresës tyre, ekonomisë tyre, të ardhmes së tyre.

Kjo propagandë e cila ushqehet ditë e natë me paratë e taksave tuaja, dhe që shpallet private, po në fakt është gjer në palcë shtetërore kundër jush punon nga mëngjesi në darkë vetëm e vetëm për të përpunuar mendjet tuaja, mendjet e qytetarëve, për t’i manipuluar ato, për t’i mashtruar ato.

Kjo propagandë arrin në veprime jashtë imagjinate të paraqesë krimin sukses, të paraqesë shndërrimin e votës në krim dhe krimin në votë si fitore, të paraqesë grabitjen e votës si aftësi dhe zotësi të Edi Ramës, të paraqesë mashtrimet e tij dhe qeverisë së tij ndaj qytetarëve si të vërteta për shqiptarët.

Në këtë kontekst, në këtë kuadër, roli i secilit prej jush, roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll