Politike

"8 orë mbledhje pas asnjë fjalë", Berisha: Heshtja e Ramës dëshmon kartonin e kuq që i kanë nxjerrë

Ai shtoi, duke iu drejtuar Ramës, se nuk mund të ketë integrim me narko-shtet.

1 Shtator 2024, 21:04 Nga M.B
"8 orë mbledhje pas asnjë fjalë", Berisha: Heshtja e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu referua në fjalën e tij sot mbledhjes së qeverisë në Dajt për të cilën tha se sipas ligjit të mafies, Omertas, pas 8 orësh mbledhje nuk u tha asnjë fjalë të vetme. Berisha tha se para se të shkonte Rama u tha shqiparëve se do të merret me problemet e mëdha të integrimit të Shqipërisë, por, sipas tij, "i treguan brrylin". Ai shtoi, duke iu drejtuar Ramës, se nuk mund të ketë integrim me narko-shtet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, narko-qeveria filloi shtatorin si një qeveri mafioze. Sot ata u mblodhën me në krye kreun e Meduzës, i cili sapo u kthye si gaztor, si hokatar nga Klopsit u ndry me qeverinë e tij. Sipas ligjit të mafies, Omertas, pas 8 orësh mbledhje nuk tha një fjalë të vetme, sepse nuk kishte fytyrë, nuk mund të dilte para gazetarëve, për arsye se bilancet e tij dramatike, tragjike e bënin atë para shqiptarëve ashtu siç ishte hajdut, mashtrues, gaztor.

Dhe tani së fundmi na del edhe fallxhor, edhe shikues filxhani në samite ndërkombëtare. Të dashur miq, mediat e tij njoftuan se kanë diskutuar për integrimin. Para se të shkonte ai u tha shqiparëve se do të merrem me problemet e mëdha të integrimit të Shqipërisë, por u kthye me bisht ndër shalë, u kthye pasi i treguan brrylin.

Se nuk ka integrim me narko-shtetin që ke ndërtuar. Nuk ka integrim me dhunimin e votës së shqiptarëve. Nuk ka integrim me vjedhjen e papërmbajtur të pasurive dhe fondeve. Nuk ka integrim kurrë me burgosjet politike. Nuk integrim me trafiqet e helmeve, duke bërë Shqipërinë famëzeze në rajon dhe në botë, për trafiqe kriminale lëndësh të rrezikshme. Doli pas 8 orë mbledhje, nuk shqipëroi dot një fjalë të vetme, por heshtja e tij e akuzon më shumë se çdo gjë tjetër. Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i ka nxjerrë përfundimisht narko-trafikantit, kreut të narko-shtetit, Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll