Politike

"Jeni gjermanizuar shumë"/ Rama nuk i ndahet prezantuesit Aslan: Ku po shkon, sill kafen turke 

Po ashtu theksoi se kur kur ka njerëz nga Ballkani, koha e diskutimit duhet që të jetë më e gjatë.

31 Gusht 2024, 12:27 Nga I.A
"Jeni gjermanizuar shumë"/ Rama nuk i ndahet
Paneli i diskutimit

PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar batutat e tij me prezantuesin Ali Aslan në forumin e Pragës. Teksa prezantuesi do të përmbyllte takimin, Rama i kërkoi gazetarit t’i sillte kafen turke nga ku do të shihej edhe filxhani që parashikon të ardhmen. Po ashtu theksoi se kur kur ka njerëz nga Ballkani, koha e diskutimit duhet që të jetë më e gjatë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që e them gjithmonë. Nëse ftoni njerëz nga Ballkani duhet të zgjasni kohën. Nëse doni memo, sillni nordikët, vendosini 5 minuta, ju japin memon dhe kthehen te akulli. Ne duam të diskutojmë, të argëtohemi, sillni kafen turke se duam të shohim edhe të ardhmen te filxhani. Jeni gjermanizuar shumë miku im. Të jesh gjermanizuar është shumë gabim, jo gabim.

Ali Aslan: Mendoj se është afër mendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë gjithmonë kalojmë një kohë të këndshme, është një kombinim i përsosur i përmbajtjes së fortë dhe argëtimit.

Edi Rama: Ku po shkon?

Ali Aslan: Jam këtu. Kjo është mënyra ime për t’ju thënë që seanca po përmbyllet. Do të doja vërtetë të ulesha dhe të kisha edhe 1 orë tjetër. Mjafton të thuhet që Europa në ngjitje, rreziqet dhe sfidat është një seancë fantastike. Koha është thelbësore.

 

edi rama ali aslan

Sondazh

Poll