Politike

Mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë/ Nga siguria te integrimi, zbardhen disa nga çështjet që po diskutohen

Gazetari bëri me dije se një pjesë diskutimi ishte edhe për zgjedhjet e 2025, ku më shumë detaje do bëhen me dije gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës.

1 Shtator 2024, 15:14 Nga r.ll
Mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë/ Nga siguria te integrimi,
edi rama

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja informale me dyer të mbyllura e qeverisë që po mbahet që në orën 10:00 në Dajt. Sipas gazetarit Osman Stafa tha se në takim janë folur disa çështje kryesore të tilla si rëndësia e komunikimit në rrjetet sociale, çështjet sociale dhe siguria. Gjithashtu, është folur edhe për integrimin.

Gazetari bëri me dije se një pjesë diskutimi ishte edhe për zgjedhjet e 2025, ku më shumë detaje do bëhen me dije gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës.

"Mbledhja e qeverisë është e ndarë në 4 sesione diskutimesh. Mbledhja mbahet në një rezidencë qeveritare në Dajt. Mbledhja është ndarë në 4-5 blloqe dhe ka përfunduar blloku i komunikimit. Endri Fuga, këshilltari për mediat i kryeministrit Edi Rama, ka folur për rëndësinë e komunikimit të deputetëve e ministrave në rrjetet sociale. Blloku i dytë është ai social, blloku i tretë është i sigurisë, blloku i drejtorëve dhe blloku i integrimit. Mes ministrave që do flasin e që do prezantojnë blloqet janë Ulsi Manja, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu. Sa i përket planit të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, fjala i është dhënë kryenegociatores Majlinda Dhuka, që do raportojë dhe për hapat që janë ndërmarrë për integrimin, se çfarë na pret në javët në vijim. Në takim është kreu i Grupit Parlamentar të PS Niko Peleshi dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe drejtorët e institucioneve të varësisë.  Do bëhet analizë e asaj që është bërë deri tani, por edhe se çfarë do të bëhet. Një pjesë diskutimi ishte edhe për zgjedhjet e 2025, ku më shumë detaje do bëhen me dije gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës.", është shprehur gazetari. 

mbledhja e qeverise 1 shtator 2024

Sondazh

Poll