Politike

Rama 'harron' sërish vizitën në Rusi: Jemi i vetmi vend që nuk ka pasur asnjë vizitë nga autoritetet e larta tona në Moskë

Po ashtu Rama ka deklaruar se solidariteti i vendit tonë me Ukrainën është i natyrshëm.

31 Gusht 2024, 11:36 Nga I.A
Rama 'harron' sërish vizitën në Rusi: Jemi i vetmi vend
Edi Rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish që të fshi nga memorja vizitën që ka pasur në Rusi në vitin 2019 dhe takimin me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov. Teksa merr pjesë në samitin e Pragës, Rama ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka pasur asnjë vizitë nga autoritetet e larta në Moskë apo anasjelltas. Po ashtu Rama ka deklaruar se solidariteti i vendit tonë me Ukrainën është i natyrshëm.

“Nuk ka interes, apo nevojë që ta shohësh Rusinë si aleat për aq kohë sa në Rusi ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit qoftë në mënyrën e vjetër apo të re nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Evropë që prej vitit 1990 nuk ka pasur asnjë vizite as nga autoritetet e larta tona në Moskë apo e anasjellta. Më duhet të them se solidariteti ynë me Ukrainën, gjëja më e natyrshme sepse është e paimagjinueshme që në botën, Evropën dhe shekullin 21 çfarëdo pas çdo mosmarrëveshje apo mënyrë të ndryshme të të kuptuarit të fqinjësisë nuk mund të zgjidhet duke dërguar një ushtri,” tha Rama.

Siç duket kryeministri ka zgjedhur mos të përmendë vizitën e tij bashkë me delegacionin që e shoqëronte, para 4 vitesh në Moskë ku zhvilloi takim ballë për ballë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

edi rama

Sondazh

Poll