Politike

“Ndihem i nderuar”/ Rama batuta me homologun e Danimarkës dhe Presidentin e Finlandës: Zakonisht më vini në lokomotivën me avull nga Ballkani

Teksa po pyetej, Rama theksoi se ndihet shumë i nderuar sepse është në një makinë elektrike me dy nordikë.

31 Gusht 2024, 11:41 Nga I.A
“Ndihem i nderuar”/ Rama batuta me homologun e Danimarkës dhe
Edi Rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka nisur samitin e sotëm në Pragë mes batutash me homologun e Danimarkës dhe Presidentin e Finlandës. Teksa po pyetej, Rama theksoi se ndihet shumë i nderuar sepse është në një makinë elektrike me dy nordikë. Ndërkohë që tha se zakonisht e vendosin në lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani.

“Para se ti përgjigjem pyetjes tuaj nuk di se cfarë menduat kur më vutë pranë këtyre dy personave, sepse zakonisht më vini në lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani, me 5-6 njerëz, ndërsa tani jam në një makinë elektrike me dy nordikë. Ndihem shumë i nderuar. Jam ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Evropë. E kuptoj që u ndjetë shumë vetëm në akull dhe do të donit pak diell nga Shqipëria për ta rritur pak temperaturën këtu”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll