Art&Argëtim

“Koleksion bluzash për tërmetin”/ Dua Lipa sërish thirrje që të ndihmohen sa më shumë familjet e prekura (FOTO)

14 Dhjetor 2019, 11:40 Nga DOSJA
“Koleksion bluzash për tërmetin”/ Dua Lipa sërish

SHBA- Dua Lipa një nga këngëtaret shqiptare me famë botërore, që nga dita kur tërmeti i 26 nëntorit goditi Shqipërinë, është solidarizuar për të ndihmuar sa më shumë të prekurit nga tërmeti.

Këngëtarja shqiptare ka bashkëpunuar me “Bond” për të dizenjuar një linjë të bluzave.

Të ardhurat e shitjes do të dhurohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe kjo ka bërë që Dua përsëri të promovojë sërish këtë linjë veshjesh.

Në një postim në Instagram këngëtarja shfaqet e veshur me bluzën e krijuar nga “Bond, mbi të cilën është shkruar emri i saj dhe “Pray for Albania”.

 “Koleksioni i bluzave me bond.nyc në ndihmë të viktimave të tërmetit të Shqipërisë! 100% e të ardhurave u shkon viktimave dhe familjeve të të prekurve. Linku për të marrë tuajën është në bio!!! Ndihmoni në ruajtjen e një komuniteti. Me dashuri, Dua”, ka shkruar këngëtarja.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

(a.m, m.p/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dua lipa koleksion bluzash per termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 dua lipa koleksion bluzash per termetin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Dhjetor 2019, 09:43

Memorie.al publikon disa foto të rrallë dhe unike që nuk janë bërë publike, të cilat i përkasin vitit 1935 në periudhën e Monarkisë së Zogut, foto që na paraqes...