Art&Argëtim

‘Mori çmimin e parë me 1 film, ne kemi bërë…’/ Fitoi ‘Aktorja më e mirë’, Eva Alikaj tregon

13 Dhjetor 2019, 18:21 Nga DOSJA
‘Mori çmimin e parë me 1 film, ne kemi

TIRANË– Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj ka qënë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Pasdite me Rudinën”.

Në rrëfimin e saj, Eva ka treguar për marrëdhëniet që ajo ka pasur me koleget e tjera. Eva ka treguar se në momentin kur fitoi çmim për filmin ‘Njeriu i mirë’, u thumbua nga kolegia e saj Elvira Diamanti.

“Kur fitova çmimin për njeriu i mirë, mbaj mend Elvirën që tha ç’është kështu kjo me një film edhe merr çmimin e parë, ne kemi bërë nga 5-6 filma edhe…”

Megjithatë Eva Alikaj ka sqaruar se batuta ishte thënë në kontekstin e shakasë dhe se me kolegen kishte marrëdhënie të mira.

Filmi “Njeriu i mirë” u xhirua në vitin 1982, dhe për rolin kryesor (atë të Verës) Eva Alikaj vetëm 21 vjeç, në 1983, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvira diamanti eva alikaj njeriu i mire elvira diamanti eva alikaj njeriu i mire

Sondazh

Poll