Art&Argëtim

La nam me anglishten në Izrael, Jonida Maliqi kritikon kundërshtarët: Ata s’flisnin mirë, jo si unë

13 Dhjetor 2019, 21:29 Nga DOSJA
La nam me anglishten në Izrael, Jonida Maliqi kritikon

TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi ishte e ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ku edhe foli lidhur me eksperiencën e saj në Eurovizion. 

Kur edhe pak ditë na ndajnë nga shpallja e fituesit në Shqipëri, Jonida u rishfaq në skenë për të dhënë eksperiencën e saj të vyer (si duhet kënduar; si duhet të flasësh dhe sa palë këpucë të marrësh me vete!).

Madje, e kënaqur nga përfaqësimi që i bëri Shqipërisë, Jonida gjeti kohën që të gjente gabimet tek kundërshtarët në garë. E bindur se i kishte gjetur pikën e dobët, ajo u kritikoi anglishten, duke marrë parasysh faktin se vetë e flet shkëlqyeshëm madje me theks britanik.

“Si njeri, nuk fliste mirë anglisht dmth nuk fliste si ne,“-tha Jonida dhe nisi të qeshte.  A thua se nuk ishte pikërisht ajo që la gafa të panumërta me anglishten e saj, dhe ishte personi i duhur për të gjykuar të tjerët. Ishte një nga moderatorët e emisionit, Lorenc Vangjeli, ai që nuk ia përtoi përgjigjen, duke ia ngrirë të qeshurën në buzë.

“Ai ishte për të kënduar jo për të dhënë leksione anglishteje!”

Tani për pak retrospektivë le t’i rikthehemi pak prezantimit “dinjitoz” të Jonidës në Eurovizion. Shikoni dhe mahnituni!  (SHIKO KËTU) dhe (KËTU)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gafat e jonida maliqit jonida maliqi jonida maliqi ne eurovision gafat e jonida maliqit jonida maliqi jonida maliqi ne eurovision

Sondazh

Poll