Art&Argëtim

Shampanjë e kërcime të nxehta, Tayna e ‘djeg’ për ditëlindje me mikeshat deri në mëngjes (Video)

14 Dhjetor 2019, 09:38 Nga DOSJA
Shampanjë e kërcime të nxehta, Tayna e ‘djeg’

TIRANË- Doruntina Shala ose siç e njohim të gjithë Tayna, reperja shumë e dashur për publikun shqiptar, ka festuar ditëlindjen, të cilën e ka më 14 dhjetor dhe ka mbushur 23 vjeç.

Reperja ditën e saj speciale e ka pritur mes mikeshave dhe ndodhej në qytetin e Tiranës.

Tayna ka marrë surpriza të shumta nga mikeshat e saja më të afërta, ku një ndër dhuratat ishte një tortë më formën e kurorës.

“E gëzofsha ditëlindjen”- shkruan Tayna në një video, ku tregon një buqetë me lule ku ishte shkruar emri i saj dhe në tortën me formën  e kurorës.

Reperja në videot e postuara ka treguar se festa me vajzat ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Në një video reperja shfaqet duke derdhur një shampanjë.

Mikeshat kanë kërcyer e pirë së bashku, duke krijuar një natë të paharrueshme per Taynën.

M.P/ Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ditëlindje tayna tayna feston ditelindjen tirane ditëlindje tayna tayna feston ditelindjen tirane

Sondazh

Poll