Aktualitet

Tërmeti/ 9 të arrestuar për godinat e shembura në Durrës, prangosen pronarët e ‘Tropical’ dhe ‘Miramare&

14 Dhjetor 2019, 07:14 Nga DOSJA
Tërmeti/ 9 të arrestuar për godinat e shembura në

DURRES- Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste për përgjegjësit e sigurisë së ndërtesave që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjithashtu janë shoqëruar edhe 30 ndërtuesë, inxhinierë dhe zyrtarë, për të cilët dyshohet se kanë lejuar me veprimet dhe mos-veprimet e tyre degradimin e ndërtesave që morën 51 jetë njerëzish. Ndërkohë që në një deklaratë zyrtare për shtyp, Policia e Shtetit bashkë me prokurorinë, bënë publike edhe emrat e të arrestuarve.  Të arrestuar janë drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishencës në Durrës, ku humbi jetën komisari Bajram Hajdarmataj, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa.

Ish-drejtori i ALUIZNI-t, Arben Isaku, sot i vendosur si nëndrejtor Kadastre, gjithashtu është një nga të arrestuarit, bashkë me Klajdi Lamen, inspektorin e pallatit 6 katësh, por edhe Albrend Qetka, specialistin e ALUIZNI-t në Durrës, janë të arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe disa nga biznesmenët, pronarë të godinave të shembura. Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, pronari i Hotel Miramare, ku vdiqën dy vetë, është arrestuar bashkë me pronarin e Hotel Tropikal, Abdulla Osmani. Mbi të dy ndërtuesit rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.

Ndërkohë që lista e të arrestuarve është zgjeruar, dhe tek projektuesit. Defrim Celami, specialist që ka përpiluar aktin e ekspertimit të pallatit 6 katësh, është prangosur, e bashkë me të edhe Nevjana Isufi, pronare e një studioje private, që hartonte projekte fiktive. Mbi Isufin rëndon edhe akuza e falsifikimit të dokumenteve.

Të arrestuarit:

Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Albrend Qetka,specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre

Kujtim Hasa,  shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”.

Ahmet Doda, drejtor i Kavalishencës, i akuzuar për shpërdorim detyre

Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese

Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre

Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kërkim
Arben Qato, pronar i Vila Palma
Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
Artur Cela, ish-drejtori i INUV
Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë

Arrestimet vijnë një javë pas vizitës së kryeprokurorit të ri, Olsian Cela, i cili tha nga Durrësi se në hetime nuk do të kursehet askush.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet doda aldo dakovelli arben isaku bajram hajdarmataj kujtim hasa nisin arrestimet për tërmetin shoqërohet drejtori i kavalishencës në durrës tragjedia e 26 nentorit 2019 ahmet doda aldo dakovelli arben isaku bajram hajdarmataj kujtim hasa nisin arrestimet për tërmetin shoqërohet drejtori i kavalishencës në durrës tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll