Aksident i rëndë në Gjirokastër/ “Benz-i” me 200 km/h përplaset me një pemë, humb jetën 17-vjeçari (EMRI)
14 Dhjetor 2019, 06:21Nga DOSJA
GJIROKASTER- Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:40 ka ndodhur një aksident i rëndë në Gjirokastër, në afërsi të ish fabrikës se këpucëve, ku ka humbur jetën një person. Dosja.al mëson se makina tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, 17-vjeçari Myftar Xhebro.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit, pasi mësohet se i riu po ecte me 200 km/h. Një tjetër pistë që po hetohet është edhe ajo e daljes nga rruga për shkak të lagështirës së shkaktuar nga reshjet e shiut.
Njoftimi i Policisë:
Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh., 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi). Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shpejtësia e lartë dhe drejtimi i mjetit pa një leje-drejtimi për moshën e mitur, duket se nuk i frikëson adoleshentët shqiptarë. Një muaj më parë, në rreth-rrotullimin e Saukut në Tiranë, 16-vjeçari Kristjan Vasili,humbi jetën për shkak të garave të shpejtësisë.
(J.V;F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Veronës, në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar shqiptar.Viktima është identifikuar si Il...
DURRES- Prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste për personat përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën më 26 nëntor. Mes personave që po kërkon policia...
DURRES- Prokuroria lëshon 17 urdhër-arreste për zyrtarë dhe biznesmenë në Durrës. Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, ...
Vlorë- Gjykata e Vlorës lë në burg ish-sekretraren e Gjykatës Administrative, Edlira Shehun, e cila akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “humbje të fashikullës”...
Durrës- Kanë nisur shoqërimet në Durrës, pas nisjes së çështjes penale për tërmetin e 26 nëntor, ku si pasojë e tij u shembën një numër ndërtesash dhe hu...
Lushnje- Mëngjesin e sotëm, në lokalin e tij në rrugën “Kadri Gjystri” në Lushnjë, është gjetur i pajetë, Enver Boriçi, ish-anëtari i bandës së Lushnjes....
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiq...
ELBASAN- Pas atentatit të ndodhur në Peqin, ku mbeti i vrarë një 26-vjeçar dhe u plagos një tjetër i ri, kryepolici Ardi Veliu është nisur me shpejtësi p...