Aktualitet

Tërmeti tragjik/ Shoqërohen në Polici nëndrejtori i Kadastrës Durrës dhe dy punonjës të Hipotekës

14 Dhjetor 2019, 08:14 Nga DOSJA
Tërmeti tragjik/ Shoqërohen në Polici nëndrejtori i

Durrës- Kanë nisur shoqërimet në Durrës, pas nisjes së çështjes penale për tërmetin e 26 nëntor, ku si pasojë e tij u shembën një numër ndërtesash dhe humbën jetën 51 persona.

Mësohet se janë shoqëruar në Polici disa ditë më parë , Arben Isaku, ish-drejtor ALUIZNI tashmë nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastër dhe Artemis Malko punonjës terreni. Ata janë pytur për legalizim objektesh në kundërshtim me ligjin që u dëmtuan nga tërmeti.

Nuk kanë munguar edhe arrestimet, pasi mësohet se nga Prokuroria janë lëshuar 17 urdhër-arreste. Për shembjen e godinës së Kavalishencës në Durrës, ku nga tëmeti i 26 nëntorit humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj janë arrestuar drejtori  i këtij institucioni, Ahmet Doda dhe nën-drejtori, Kujtim Hasa. Mësohet se drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë ndaluar nga Policia, pasi objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 Shtatorit. Sipas drejtuesit e këtij institucioni duhet të kishin këmbëngulur që ai të mos qëndronte atje, duke pasur parasysh se ndërtesa ishte shpallur e paqëndrueshme.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projeti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo dakovelli arben isaku nisin shoqërimet për tërmetin aldo dakovelli arben isaku nisin shoqërimet për tërmetin

Sondazh

Poll