Aktualitet

Detaje nga vrasja e Andi Zylyfit, dyshohet për larje hesapesh, kamerat e sigurisë kapin vrasjen

14 Dhjetor 2019, 10:41 Nga DOSJA
Detaje nga vrasja e Andi Zylyfit, dyshohet për larje hesapesh, kamerat e

Elbasan– Detaje të reja kanë dalë nga atentati i djeshëm në fshatin Përparim të Peqinit, ku humbi jetën Andi Zylyfi 26-vjeç dhe mbeti i plagosur shoku i tij, Ardit Uruçi. Dyshohet se vrasja është kryer për larje hesapesh, prishje pazaresh droge në Britani. Autorët dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet të fuqishëm kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe se kanë pasur në herët përplasje me viktimën.

Burimet bëjnë me dije se viktima dhe shoku i tij kanë qenë në makinë në momentin që autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Policia në vendngjarje ka sekuestruar 14 gëxhoja kallashnikovi.

Mësohet se kamerat e një lokali, pranë vendit të antentatit kanë filmuar ngjarjen. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje, vetë, disa persona janë shoqëruar në Polici.  Andi Zylyfi kishte vetëm ndy ditë që ishte kthyer në Shqipëri, më 11-dhejtor ai kishte hyrë nga porti i Durrësit

LIDHJA ME BOSSIN E DROGËS

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 26-vjeçari Andi Zylyfi është djali i hallës së Endrit Alibeaj, bossit të drogës, i cili u ekzektua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar. Bashkë me të u eliminiuan edhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, po ashtu kushëriri i Alibeajt dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Tre viktimat bashkë me familjet e tyre, po ashtu si 26-vjeçari Zylyfi, sapo ishin kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit. Edhe pse ka kaluar thuajse një vit për këtë ngjarje ende nuk ka emra. Mëgjithatë pista kryesore ku dyshohet është se atentati lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi zylyfi ardit uruçi perplasje me arme ne peqin andi zylyfi ardit uruçi perplasje me arme ne peqin

Sondazh

Poll