Tërmeti/ 17 urdhër-arreste në Durrës, në pranga biznesmenë, kolaudatorët dhe ish-zyrtarët të ALUIZNI-t
14 Dhjetor 2019, 09:18Nga DOSJA
DURRES- Prokuroria lëshon 17 urdhër-arreste për zyrtarë dhe biznesmenë në Durrës. Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6 Katësh. Mes të arrestuarve janë drejtori i Kavalishencës në Durrës Ahmet Doda dhe nën-drejtori, Kujtim Hasa.
Po kështu janë shoqëruar në Polici, Arben Isaku, nëndrejtori i Kadastrës Durrës, dhe janë shpallur në kërkim, Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko, punonjës terreni, për godinat e shembura në Durrës.
Ditën e sotme, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste për përgjegjësit e sigurisë së ndërtesave që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit.
Të arrestuar janë drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishencës në Durrës, ku humbi jetën komisari Bajram Hajdarmataj, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, por edhe Arben Isaku, ish-kreu i ALUIZN-it.
9 persona janë arrestuar në total, ndërkohë që vijon puna për kapjen e 8 të tjerëve.
(J.V:F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Vlorë- Gjykata e Vlorës lë në burg ish-sekretraren e Gjykatës Administrative, Edlira Shehun, e cila akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “humbje të fashikullës”...
Durrës- Kanë nisur shoqërimet në Durrës, pas nisjes së çështjes penale për tërmetin e 26 nëntor, ku si pasojë e tij u shembën një numër ndërtesash dhe hu...
Lushnje- Mëngjesin e sotëm, në lokalin e tij në rrugën “Kadri Gjystri” në Lushnjë, është gjetur i pajetë, Enver Boriçi, ish-anëtari i bandës së Lushnjes....
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiq...
ELBASAN- Pas atentatit të ndodhur në Peqin, ku mbeti i vrarë një 26-vjeçar dhe u plagos një tjetër i ri, kryepolici Ardi Veliu është nisur me shpejtësi p...
ELBASAN– Pas lajmit për antentatin e dy djemve të rinj, Ardit Uruçi dhe Andi Zylyfi, i cili ndërroi jetë, familjarët e tyre kanë mbërritur me urgjencë në...
PEQIN- Një atentat i tipit mafioz ka ndodhur sot në fshatin Përparim në Peqin, ku ka mbetur i vdekur një 26 vjeçar i identitfikuar si Andi Zylifi dhe një...