Aktualitet

Ndryshoi vendimet e gjykatës me qëllim përfitimi/ Lihet në burg ish-sekretrarja e Gjykatës Administrative të Vlorës (EMRI

14 Dhjetor 2019, 08:59 Nga DOSJA
Ndryshoi vendimet e gjykatës me qëllim përfitimi/ Lihet në

Vlorë- Gjykata e Vlorës lë në burg ish-sekretraren e Gjykatës Administrative, Edlira Shehun, e cila akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “humbje të fashikullës”. Seanca gjyqësore nisi rreth orës 9 të mëngjesit dhe zgjati për 40 minuta, ku në të u vendos për Edlira Shehun të jepej masa e sigurisë” arrest me burg”.

Ajo akuzohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi. Sipas njoftimit të policisë, nga hetimet e kryera, policia ka zbuluar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, 43-vjeçarja ka ndryshuar disa vendime të gjykatës, duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Akuzat:

Nga organi ia akuzës thuhet se Shehu, në cilësinë e sekretares gjyqësore të gjyqtare G.Xh, ajo ka grisur dhe më pas zhdukur komplet fashikullin gjyqësor,  për një çështje, duke sjellë probleme në mbarëvajtjen e këtij procesi gjyqësor. Po kështu në disa raste të tjera dyshohet se Edlira Shehu ka falsifikuar dhe firmën e gjyqtares G.Xh, duke firmosur vendimet në emër të saj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edlira shehu lihet në burg edlira shehu arrestohet edlira shehu lihet në burg edlira shehu

Sondazh

Poll