Aktualitet

Gjenden dy parcela me 70 bimë kanabis në Mallakastër, autorët në kërkim

Bëhet me dije se bimët narkotike të kultivuara janë asgjësuar dhe sekuestruar.

31 Gusht 2024, 14:31 Nga S.B
Gjenden dy parcela me 70 bimë kanabis në Mallakastër,
foto ilustruese

MALLAKASTËR- Dy parcela me 70 bimë kanabisi janë gjetur ditën e sotme në Mallakastër. Bëhet me dije se bimët narkotike të kultivuara janë asgjësuar dhe sekuestruar.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Mallakastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Gjerbës, ka konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

kanabis mallakaster

Sondazh

Poll