Politike

Berisha-punëtorëve të metalurgjikut: Ngrihuni në revolta! Rama me ministret lau duart nga çdo përgjegjësi e trafikut të helmeve

Berisha tha se punëtorët nuk kanë asnjë faj pasi sipas tij ndëshkimi i tyre ka ardhur për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve.

30 Gusht 2024, 21:09 Nga r.ll
Berisha-punëtorëve të metalurgjikut: Ngrihuni në revolta!
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje punëtorëve të metalurgjikut në Elbasan që të ngrihen në revolta si kundërpërgjigje për heqjen e tyre nga puna, pas shpërthimit të skandalit me eksportin e mbetjeve të rrezikshme toksike nga Shqipëria.

Berisha tha se punëtorët nuk kanë asnjë faj pasi sipas tij ndëshkimi i tyre ka ardhur për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve.

"Të dashur miq, sonte dua të përshëndes të gjithë punëtorët e metalurgjisë në Elbasan, ndërmarrjes Kurum. Iu bëj thirrje të ngrihen në revolta, sepse ndëshkimi i tyre për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve, përmballjes së saj me kompaninë ku ata punojnë, nuk pranohet kurrë që ata të jenë viktimë e këtij qendrimi. Ndaj edhe, i bëj thirrje edhe kompanisë të rishqyrtojë qendrimin e vetë. I bëj thirrje edhe qytetarëve të mbështesin protestën e punëtorëve të ndëshkuar për inate të qeverisë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë faj pse Edi Rama me ministret e tij bën trafikun e lëndëve toksike dhe bëhet lajm i zi në detra, oqeane dhe të dyfishtë, bën jetën e zyrës dhe jetën e krimit.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll