Aktualitet

DINAMIKA/ Si u vra Elis Roshkodoli në Shkodër, autori largohet me makinë drejt Malit të Zi! 'Ushtari' i Bajrave mori 18 plumba 

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugës “Isuf Sokoli”, ku Elis Roshkodoli ndodhej në një lokal dhe po pinte kafe.

31 Gusht 2024, 09:51 Nga I.A
DINAMIKA/ Si u vra Elis Roshkodoli në Shkodër, autori largohet me
Elis Roshkodoli

SHKODËR- Dinamika e vrasjes së ndodhur mesditën e djeshme në Shkodër është zbardhur. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugës “Isuf Sokoli”, ku Elis Roshkodoli ndodhej në një lokal dhe po pinte kafe. Autorët dinin çdo lëvizje të Roshkodolit dhe në momentin e vrasjes kanë shkuar me një makinë tip Benz. 

Teksa Roshkodoli ndodhej me një person tjetër dhe po pinin kafe, autori i vrasjes ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar. Drejt 36-vjeçarit janë lëshuar 18 plumba dhe arma e përdorur kishte silenciator, në mënyrë që të mos dëgjohej. Në lokalin ku u ekzekutua Roshkodoli, nuk ka kamera dhe në atë momentin në të ndodheshin shumë pak persona.

Sipas dëshmitarëve në lokal, një makinë tip 'Benz' ngjyrë gri ka ndaluar para lokalit dhe një person ka qëlluar 36-vjeçarin. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, ekzekutorët janë vrasës me pagesë ndërkohë që porositësit janë persona të tjerë. Viktima ka marrë 14 plumba në trup nga 18 gëzhoja që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Më pas autorët dyshohet se janë larguar drejt Malit të Zi me një makinë me targa malazeze. Kërkimet për autorët po vijojnë në shtetin fqinj, por ka dhe mundësi që të jetë i fshehur në rrethinat e Shkodrës. Ndërkohë që viktima ishte person i njohur për autoritetet vendase dhe të huaja. 

Ka dyshime që 36-vjeçari ka qenë pjesë e grupit të Bajrave në Shkodër dhe ka kryer disa 'punë' për ata. Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë. 

Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.

elis roshkodoli vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll