Aktualitet

Lushnje/ Vajti të hapte lokalin, ekzekutohet me plumb në kokë vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares, Enver Boriçi

14 Dhjetor 2019, 07:25 Nga DOSJA
Lushnje/ Vajti të hapte lokalin, ekzekutohet me plumb në kokë

LUSHNJE- Vritet me armë zjarri brenda lokalit të tij në Lushnje, Enver Boriçi, 52-vjeç, ish-anëtari i bandës së Lushnjes, i njohur edhe si vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares, Arben Boriçi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur viktima ka shkuar të hapë lokalin, dhe ka qenë duke pirë kafe, kur në këtë moment është vrarë nga një person i maskuar. Ai është qëlluar me një plumb në kokë, që i ka marrë jetën në vend. Trupi i tij, u gjet nga familjarët në mëngjes.

Akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj vrasjeje të rëndë që ndodh në Lushnjë, ku jo më larg se dy muaj më parë,,  më 1 tetor 2019 , u vra në verandën e lokalit ku po pinte kafenë e mëngjesit, daja i Zamir Latifit, Besmir Hida. Gazetari Artan Hoxha, hodhi i pari dyshimet se ekzekutimi është kryer nga grupi që vrau nipin e Hidës, Zamir Latifin, edhe ky pjesë e bandës së Aldo Bares. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë dy të dyshuarit e parë edhe për vrasjen e Hidës. Për këto vrasje, ende nuk ka asnjë të shoqëruar zyrtarisht nga policia.

(J.V:F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo bare besmir hida enver boriçi vrasje ne lushnje vritet ish-anëtari i bandës së lushnjes aldo bare besmir hida enver boriçi vrasje ne lushnje vritet ish-anëtari i bandës së lushnjes

Sondazh

Poll