Politike

Sulmet kibernetike/ Rama: Jemi ende larg nga trajtimi si duhet i botës digjitale, kjo po sjell të mira dhe kërcënime

Sipas Ramës bota digjitale po vazhdon të rritet dita-ditës duke fituar goxha terren.

30 Gusht 2024, 18:25 Nga S.B
Sulmet kibernetike/ Rama: Jemi ende larg nga trajtimi si duhet i botës
Edi Rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës në forumin GLOBSEC 2024 i cili po zhvillohet në Pragë, u pyet lidhur me sulmet kibernetike të bëra nga Irani ndaj vendit tonë dhe faktin nëse kjo mund të quhet një luftë e mirëfilltë. Sipas Ramës bota digjitale po vazhdon të rritet dita-ditës duke fituar goxha terren.

Rama shprehet se kjo gjë po sjell mjaft të mira por edhe kërcënime. Sipas tij, jemi ende larg trajtimit siç duhet të botës digjitale në tërësi.

Fjala e plotë:

Përpara sesa të shkojmë te pika ku ngremë pyetjen se çfarë duhet t ndodhë që ta konsiderojmë luftën kibernetike , lufte të mirëfilltë dhe të kundërsulmojmë sipas një kuadri rregullash, na duhet të ngremë pyetjen, cfarë shkeljesh të shëndetit mendor dhe fizik duhet te ndodhin te fëmijët tanë, për ta konsideruar median sociale një problem të tillë.

Jemi ende mjaft larg, nga trajtimi si duhet i botës digjitale në tërësi, ndërkohë që ajo vazhdon të rritet dhe të fitojë terren, duke sjell mjaft të mira dhe mjaft kërcënime.

 

edi rama prage globsec

Sondazh

Poll