Politike

"Shqipëria është në anë të paqes dhe dialogut", Rama: Nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës

Kryeministri shtoi më tej se nuk sheh ndonjë ndryshim të madh mes BP dhe BE, përvecse se në ekonomi, ku tha se hendeqe që duhen mbushur. 

30 Gusht 2024, 17:57 Nga r.ll
"Shqipëria është në anë të paqes dhe
edi rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama gjatë forumit "GLOBSEC" në Pragë ka komentuar edhe situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Rama tha se Shqipëria është në anë të paqes dhe dialogut, ndërsa tha se sipas tij e ardhmja nuk duhet parë me sytë e së shkuarës. Kryeministri shtoi më tej se nuk sheh ndonjë ndryshim të madh mes BP dhe BE, përvecse se në ekonomi, ku tha se hendeqe që duhen mbushur. 

Rama: Shqipëria është në anë të paqes, dialogut. Bindja jonë e fortë është se nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Shumë gjëra bëhen të qarta kur nis prej këtej, dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim ne kemi promovuar paqen dhe dialogun me të gjithë. Ndaj ndërmora nismë  të vizitoja Serbinë 68 vjet nga vizita e fundit atje. Ballkani Perëndimor është në një pozitë shumë më të mirë seç ishte. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe BE, sigurisht kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndryshim. Do thoja se ne kemi qenë dhe jemi europian dhe nuk mund të vendoset në Bruksel.

 

 

edi rama prage forumi globsec

Sondazh

Poll