Politike

"Për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane", Rama zhvillon takim me presidenten e KE në Pragë

Përmes një postimi në rrjetet sociale të cilin e ka shoqëruar me foto nga takimi, Rama bën me dije se ata kanë diskutuar për piketat e rrugës së përbashkët europiane.

30 Gusht 2024, 16:00 Nga r.ll
"Për piketat e rrugës sonë të përbashkët
ursula von der leyen dhe edi rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, ku do të marrë pjesë në forumin GLOBSEC. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin çek, Rama ka zhvilluar një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale të cilin e ka shoqëruar me foto nga takimi, Rama bën me dije se ata kanë diskutuar për piketat e rrugës së përbashkët europiane.

“Pragë – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Evropian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët evropiane,” shprehet kryeministri në postimin e tij.

Ndërkohë në takimin me liderët europianë kryeministri Edi Rama do të diskutojë e lobojë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në vjeshtë vendi ynë pritet që të mbahet konferenca së dytë ndërqeveritare. Forumi GLOBSEC do të mbahet për herë të parë në Çeki nga 30 gusht deri më 1 shtator. Dhjetëra udhëheqës dhe specialistë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen me fokus tek rivalitetit i Fuqive të Mëdha dhe Rendit Evropian të Sigurisë.

edi rama ursula von der leyen

Sondazh

Poll