Politike

Marrëveshja me Italinë, Rama: Emigracioni është problem i gjithë Europës, e cila nuk është gati të veprojë si një e vetme

Rama tha se Shqipëria duhet të jetë e dobishme për miqtë, ndërsa shtoi se emigracioni është një problem i gjithë Europës.

30 Gusht 2024, 18:12 Nga r.ll
Marrëveshja me Italinë, Rama: Emigracioni është problem i
edi rama

PRAGË- Në një prej tyrezave në forumin "GLOBSEC" me moderatorin Steve Clemons, ku u diskutua për temën “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, kryeministri Edi Rama foli edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Rama tha se Shqipëria duhet të jetë e dobishme për miqtë, ndërsa shtoi se emigracioni është një problem i gjithë Europës.

Edi Rama: Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë kërkoj diçka duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100%. Ne kemi shkuar në luftëra së bashku, ne erdhëm me ju dhe nuk e vumë në dyshim. Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj. Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europës, Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojnë askund.

edi rama prage forumi globsec

Sondazh

Poll