Politike

Forumi i sigurisë në Pragë, Rama: Vladimir Putin bëri që BE të kuptojë se është e rëndësishme të mbajë pranë Ballkanin Perëndimor

Rama ka folur lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

30 Gusht 2024, 17:44 Nga r.ll
Forumi i sigurisë në Pragë, Rama: Vladimir Putin bëri
edi rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë ku po merr pjesë në samitin e sigurisë "GLOBSEC" që po zhvillohet në Çeki. Rama ka folur lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ai "falenderoi" Putin që sipas tij bëri që BE të kuptojë se është e rëndësishme të BE të mbajë pranë BP.

Edi Rama: Duhet të falenderoj Vladimir Putin, sepse falë tij Bashkimi Europian kuptoi sa e rëndësishmë ishtë ta mbante shumë më pranë Ballkanin Perëndimor. Është diçka fatkeqe që na duhej Vladimir për ta bërë të qartë këtë gjë.  Sa i përket Bashkimit Europian kishte shumë në union që nuk besonin aspak në atë që e përsërisnin si moto se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njeherë e një kohë që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore. Realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërëisht status kuonë. BE nisi të ndërgjegjësohej sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini”.

Forumi GLOBSEC do të mbahet nga 30 gushti deri më 1 shtator. Dhjetëra udhëheqës dhe specialistë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen me fokus tek rivalitetit i Fuqive të Mëdha dhe Rendit Evropian të Sigurisë.

edi rama forumi globsec

Sondazh

Poll