Politike

"Komunikime me bosët e krimit", Berisha nxjerr emrat: Balla mori në telefon anëtarin e KLP-së për të liruar kriminelin që vuri eksploziv në Shkodër

Berisha tha se një rast tjetër që e implikon atë direkt është ndërhyrja e tij për lirimin e personave që i vunë eksplozivin Lulzim Kullës.

30 Gusht 2024, 14:43 Nga M.B
"Komunikime me bosët e krimit", Berisha nxjerr emrat: Balla mori
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla është i regjistruar në komunikime të shpeshta instensive me bos kryesor të organizatave kriminale në Shqipëri dhe jashtë vend. Berisha tha se një rast tjetër që e implikon atë direkt është ndërhyrja e tij për lirimin e personave që i vunë eksplozivin Lulzim Kullës. Ai shtoi se Balla ka marrë në telefon anëtarin e KLP-së, Vatë Staka dhe i ka kërkuar të ndërhyjë në Shkodër për lirimin e kriminelëve që i vunë eksplozivin Lulzim Kullës. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Taulant Balla është i regjistruar në komunikime të shpeshta instensive me bos kryesor të organizatave kriminale në Shqipëri dhe jashtë vend. Një rast tjetër që e implikon atë direkt është ndërhyrja e tij direkte për lirimin e personave që i vunë eksplozivin Lul Kullës.

Taulant Balla ka marrë në telefon anëtarin e KLP-së, Vatë Staka dhe i ka kërkuar të ndërhyjë në Shkodër për lirimin e kriminelëve që i vunë eksplozivin Lulzim Kullës. Dhe Vatë Staka ka zbatuar urdhrin, dhe kriminelët janë lënë të lirë. Paratë e klanit të rrezikshëm Toyota Yaris kanë patur si destinacion edhe pronarin e kullës pas sahatit me mbiemër Abdia.

Ky ndërtues i lidhur si mishi me thoin me Erion Veliajn është një nga pritësit të klanit të narko-eurove, sipas regjistrimeve të klanit Toyota Yaris, të cilat janë fshehur nga Prokuroria e krimit dhe gjykatësja kriminale. Shtoj këtu, se njëri nga këta Abditë është i çmendur pas lojërave të fatit, dhe rëndomë thonë se ai ka ortakëri me Olsi Çelën.

sali berisha

Sondazh

Poll