Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për kanosje dhe shfrytëzim prostitucioni, ekstradohet në Itali 49-vjeçari

49-vjeçari i lindur në Skrapar u arrestua në Berat më 5 nëntor 2023. 

30 Gusht 2024, 12:47 Nga M.B
EMRI/ I kërkuar për kanosje dhe shfrytëzim prostitucioni,
Foto ilustruese

TIRANA- Andrea Ajasllari është ekstraduar ditën e sotme në drejtim të Italisë. Ajasllani ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale te “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Kanosje”. 49-vjeçari i lindur në Skrapar u arrestua në Berat më 5 nëntor 2023. 

Njoftimi:

Sot në datë 30.08.2024 ora 14:15 u krye ekstradimi nga vendi ynë drejt Italisë i shtetasit Andrea AJASLLARI, i datë lindjes 20.06.1975, lindur në Skrapar.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Roma /Itali, n datën 04.08.2023, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzim prostitucioni”, “Kanosje” parashikuar nga nenet e Kodit Penal italian pasi Gjykata e Como/Itali, me vendimin Nr. 5191/2021 RGNR-n 2345/2019 RG GIP datë 05.07.2021, ka caktuar për ketë shtetas masë sigurimi personal “Arrest me Burg”.

italia

Sondazh

Poll